Shoqeria

IRI organizon konferencen vjetore 2021

Ne permbyllje te vitit te pare te aktiviteteve te Inter religious Institute Albania – IRI (www.iri.al), patem kenaqesine te kishim ne konference pervec fjaleve pershendetese te Drejtorit Ekzekutiv Dr Arben Ramkaj dhe prezantimet e 6 projekteve ne komunitetet lokale.

Konferenca perfshiu fjalen e Kryetarit te Bordit Keshillimor te IRI z. Ilirian Gjoni, ate te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda, pershendetjen e profesor Gjergji Sinani dhe prezantimin e konsulentes se projektit nga Open Europe Consulting zj. Andrea Mewaldt.

Projektet lokale u prezantuan nga Miranda Mansaku, ‘Udhetim i lire’ association, per Durresin; Vilson Shehu, ‘Youth of Ura’ Association, per Beratin; Zemaida Mozali, profesore e studimeve Europiane per Shkodren; Maria Dojce, ICT Hub Korca; Rudina Collaku, Drejtore e WCDCA per projektin ne Elbasan si dhe per Tiranen Ledia Canga nga Forumi Rinor i IRI.

Vijojme punen se bashku ne fazen e dyte!

Author

admin

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *