IRI organizon iftarin e parë ndërfetar
Instituti Ndërfetar Shqipëri priti në 4 maj iftarin e parë ndërfetar me të ftuar nga komunitetet fetare, deputetë, institucione shtetërore, shoqëria civile, akademia dhe organizatat rinore. Ngjarja ishte një mundësi për krijimin e rrjeteve dhe partneritetit për të gjithë pjesëmarrësit. Drejtori Ekzekutiv i IRI, Dr. Arben Ramkaj në përshëndetjen e tij përmendi se “në këto kohë të vështira ne jemi duke nxitur një klimë dialogu dhe përpjekjesh të përbashkëta për të kapërcyer vështirësitë dhe për të forcuar lidhjet tona të ndërsjella”. Ngjarja u përshëndet gjithashtu nga Rabini Yisroel Kaplan i cili përgëzoi punën e IRI dhe gjithashtu njoftoi ndërtimin e një qendre gjithëpërfshirëse Hebreje në Shqipëri që do të përfshijë muzeun e Holokaustit të Shqipërisë dhe do të tregojë historinë e mrekullueshme unike të shpëtimit të hebrenjve nga populli shqiptar.
Duke folur në këtë iftar, Pastori dhe profesori Ylli Doçi folën mbi termat e tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës dhe mënyrën se si ato zbatohen në shoqërinë shqiptare.
Të gjithë pjesëmarrësit uruan për një përfundim të suksesshëm të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë dhe përsëritën mbështetjen e tyre për punën e IRI në të ardhmen.
