Kush jemi ne?

Instituti Ndërfetar (IRI) është iniciativë e dy partnerëve, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) dhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (IRCCE), e mbështetur edhe nga shumë palë të interesuara, private dhe publike, në të gjithë Shqipërinë. IRI synon të zhvillojë vlerat demokratike (të dëmtuara gjatë regjimit komunist) të respektimit të ndërsjellë të besimtarëve dhe jo-besimtarëve, pavarësisht përkatësisë fetare. Ai mbështet
iniciativat e qytetarisë aktive që përfshijnë bashkësitë fetare dhe organizatat e bazuara në besim, si edhe krijimin e strategjisë, networking dhe planifikimit të veprimeve, avokimit dhe hartimit të politikave. Përveç qasjes shkencore, IRI ofron ekspertizë dhe metodologji për aktivitetet ndërfetare. Ai merr një rol koordinues dhe mbështetës, veçanërisht në promovimin dhe ngritjen e kapaciteteve në nivelin bazë.

Stafi

Alba Çela

Alba merr pjesë si eksperte e pavarur në kërkime, monitorim dhe vlerësim dhe projekte avokimi për disa donatorë dhe organizata ndërkombëtare si WBF / OSFA / FES / BIRN etj. Alba Cela mban një BA në Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare nga American University në Bullgari si dhe një M. A në Studimet e Nacionalizmit nga Central European University. Ajo ka qenë një përfituese e bursës prestigjioze John Gunn në Universitetin e Uashingtonit dhe Lee në Virxhinia. Fushat kryesore të kërkimit të Albës janë: demokratizimi, partitë politike, identiteti kombëtar dhe integrimi evropian.

PhD. Arben Ramkaj

  • Kualifikimi: Ekspert i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve fetare
  • Email: benramkaj@gmail.com
  • Celular: +355 697839503

Arben Ramkaj Ekspert i çështjeve të sigurisë dhe atyre fetare. Nw 2005, ai përfundoi studimet teologjike në Universitetin e Kuvajtit. Në vitin 2011 Arbeni përfundoi studimet Master në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, dhe në 2017 studimet e doktoraturës në po të njëjtin universitet, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Arben është një prej aktorëve kyç i shoqërisë civile duke dhënë kontribut në zhvillimin e dialogut ndërfetar dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve. Njëkohësisht, Arbeni është nismëtar për themelimin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat mbështesin dialogun ndërfetar Brenda dhe jashtë Shqipërisë. ;...Prej vitit 2007 e në vazhdim Arbeni është: Themelues dhe anëtar i bordit të Institutit Ndër-Fetar të Shqipërisë (prej vitit 2020); Drejtor Ekzekutiv i Instituti i Studimeve Ndërfetare (prej vitit 2020); President i Qendrës Ndër-Fetare të Elbasanit (prej vitit 2017); Themelues i European Muslim League (prej vitit 2011) Përfaqësues i Global Council for Tolerance and Peace për vendet e Ballkanit (prej vitit 2018). Anëtar i Këshillit të Sigurisë në Bashkinë Elbasan (prej vitit 2017) Anëtar i Këshillit të Lartë të Teologëve (prej vitit 2015) Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman (prej vitit 2007) Disa prej punëve të tij kërkimore përfshijnë: Religious radicalism and violet extremism in Albania – Institute for Democracy and Mediation Vlerësimi i rreziqeve për sigurine kombëtare/aftësia e shtetit dhe shoqërisë për të reaguar; Lindja e një ndikimi të ri radikal dhe ekstremizmi fetar në Shqipëri- Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë 2015. Strengthening religious education should be at the core of anti-radicalization efforts.

OBJEKTIVAT

Bazuar në një qasje ndër-sektoriale, objektivat e Institutit Ndërfetar janë përcaktuar si më
poshtë:

Të forcojë bashkësitë fetare, pas regjimit komunist, veçanërisht:
  • Të forcojë respektimin e identiteteve fetare.
  • Të mësojë dhe të japi informacion për përkatesinë dhe besimin e vet fetar dhe besimin e të tjerëve për te ndërtuar marrëdhënie besimi reciprok.
  • Të mbështesë të rinjtë dhe gratë për të marrë një rol aktiv në komunitetet e tyre.
  • Të forcojë familjet si mbajtës dhe promovues të vlerave dhe traditave të rrënjosura në fe.
Të iniciojë, zhvillojë dhe ekzekutojë aktivitete ndërfetare për promovimin e tolerances dhe bashkëjetesës paqësore në Shqipëri, dhe dhënien e një shembulli për rajonin e Ballkanit dhe Evropën, veçanërisht:
  • Të sigurojë hapësira për komunikim ndërfetar, takime dhe ndërtim të komunitetit për të luftuar paragjykimet dhe për të promovuar një mentalitet të hapur ndaj njëri-tjetrit.
  • Të inkurajojë bashkësitë fetare të luajnë një rol aktiv në shoqërinë civile Shqiptare.
  • Të ndërtojnë kompetencat kryesore të shekullit 21, të tilla si të menduarit kritik, bashkëpunimi dhe puna ne grup, ose marrja e vendimeve të përbashkëta në lidhje me zhvillimin personal dhe shoqërinë civile.
  • Të nxisë bashkëpunimin midis bashkësive fetare, aktorëve publik dhe privat, arsimit dhe akademisë, dhe medias.
Të lobojë dhe advokojë për:
  • Përfshirjen e çështjeve të ngritura nga bashkësitë fetare në axhendën politike.
  • Dhënien e informacionit dhe përdorimin e terminologjisë së saktë në lidhje me besimet e ndryshme në shtyp dhe media.
  • Më shumë informacione të pasqyruara në shtyp dhe media për rolet e rëndësishme sociale të marra nga komunitetet fetare në shoqërinë shqiptare.
Të sigurojë informacion ndërdisiplinor të bazuar në prova për:
  • Dialog ndërfetar.
  • Zhvillimi i shoqërisë civile.
  • Zhvillimi i axhendave politike.
  • Luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit.
  • Strategjitë e praktikave më të mira në Evropë.
  • Strategjitë e zhvillimit në përballjen me të kaluarën komuniste.
Të inkurajojë organizatat donatore të njohin potencialin e dialogut ndërfetar për bashkëjetesë paqësore dhe të zhvillojnë:
  • Strategjitë e tyre për të përmirësuar dialogun ndërfetar
  • Aktivitete novatore në terren
  • Strukturat të qëndrueshme organizative

FUSHAT E VEPRIMTARISË

  • Kryerja e projekteve kërkimore për çështje fetare, dialog ndërfetar dhe ndikime shoqërore.
  • Promovimi i studiuesve të rinj.
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca shkencore.
  • Botimi i punimeve dhe librave shkencore.
  • Krijimi i bibliotekës për dialog ndërfetar.
  • Zhvillimi i qasjeve të bazuara në prova për aktivitetet ndërfetare në nivelin bazë që kanë ndikim në sjelljen shoqërore dhe ndryshimet e sjelljes.
  • Zhvillimi i qëllimeve strategjike dhe planeve të përbashkëta të veprimit për bashkëpunimin e palëve të interesuara.
  • Zhvillimi i bazës së të dhënave i aktorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në dialog ndërfetar.
  • Zhvillimi i një platforme të përbashkët në internet për dialog ndërfetar.
  • Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Ballkanit
  •  
  • Sigurimi i formateve të ndryshme të edukimit joformal për zhvillimin personal duke përfshirë nxitjen e identiteteve fetare dhe respektin ndaj feve të tjera.
  • Formimi i udhëheqësve dhe mentorëve të rinj dhe grave.
  • Forcimi i vullnetarizmit.
  • Nxitja e përfshirjes sociale të grupeve të margjinalizuara dhe pakicave.
  • Ofrimi i aktiviteteve edukuese joformale nëpër shkolla.
  • Formimi i kompetencave të ITC, mediave dhe rrjeteve sociale
  •  
  • Advokimi për mësimet e fesë dhe etikës në shkollë
  • Promovimi i edukimit të mësuesve në temat fetare, ndërfetare dhe sociale
  • Mbështetje për artin, muzikën, teatrin, filmin dhe aktivitete të tjera kulturore si formë e shprehjes fetare dhe shoqërore, takimeve dhe shkëmbimeve
  • Festimi i festave dhe traditave fetare me ftesë të publikut
  • Kombinimi i aktiviteteve kulturore bashkë me qëllim promovimin e turizmit në Shqipëri.
  •  
    • Bashkëpunimi i ngushtë me shtypin dhe median
    • Trajnim dhe sensibilizim i gazetarëve të rinj në lidhje me temat fetare, ndërfetare dhe sociale.
    • Fushata për /dhe njohjen e veprimtarive të ndërmarra në bashkësitë fetare, ose

    nga rrjeti ndërfetar shqiptar dhe ai ndërkombëtar.

  • Përfshirja në përgatitjen e dokumenteve të politikave për çështje fetare, sociale dhe etike.
  • Promovimi i qytetarisë aktive në nivele locale.
  • Lobim politik për mbështetje më të rregullt financiare nga burime publike të fushës ndërfetare.
Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth punës sonë

Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth punës sonë

Aktorët aktivë

Komunitetet fetare në Shqipëri:

muslimane, bektashiane, ortodokse, katolike, protestante, hebreje etj.

Think-tanks, institucionet kërkimore

dhe universitetet në Evropë dhe në mbarë botën.

Organizatat jo-qeveritare bazë

të përfshira në aktivitete ndërfetare në nivelin lokal.

Sektori i arsimit formal dhe jo-formal

në veçanti shkollat dhe universitetet.

Organizatat qeveritare dhe institucionet publike

në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Shtypi dhe media, media sociale

dhe kanale të tjera të komunikimit.

STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE FORMA JURIDIKE

Instituti Ndërfetar është themeluar si një organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse me seli dhe zyrë në Tiranë.  Zyra drejtohet nga drejtori ekzekutiv i cili është kryesisht përgjegjës për zhvillimin strategjik të biznesit, menaxhimin e burimeve njerëzore, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin e financave.  Një kontabilist me kohë të pjesshme mbështet administratën financiare. Dy menaxherë janë punësuar për të zhvilluar dy fushat kryesore të biznesit, të cilat në një fazë të mëvonshme, do të do të drejtojnë dy departamente organizative: 

  1. Departamenti i kërkimit, dhe
  2. Departamenti i projektit për dialog ndërfetar. 

Me ekspertizën e tij, departamenti i kërkimit mbështet zhvillimin e projektit strategjik në nivelin bazë dhe ndërton metodologji inovative për dialog ndërfetar. Të tre fushat e biznesit gjithashtu mbulojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe PR, si dhe advokim në fushën e veprimtarive të tyre.