Religjon Shoqeria

Komunitetet fetare në Shqipëri bëjnë thirje për qetësi dhe pjesmarrje aktive qytetare në procesin elektoral 2021

Kisha Katolike përmes një deklaratë të Konferencës e Ipeshkëve si dhe Komuniteti Mysliman shqiptar bënë thirje publike besimtarëve po dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë procesin zgjedhor duke e ndjekur atë me qetësi dhe maturi si dhe duke votuar në mënyrë të përgjegjshme. Udhëheqësit fetarë dhe klerikët bëjnë një thirje të fortë kundër shitblerjes së votës duke e dënuar këtë fenomen me ashpërsi.

Në deklaratën e Kishës Katolike (https://kishakatolikeshkoder.com/deklarate-e-konferences-ipeshkvore-te-shqiperise-per-zgjedhjet-e-25-prillit-2021/) përmendet dhe fenomeni i kandidatëve me të kalur pa integritet për të cilët kërkohet refuzim qytetar.

Ndërkohë që Komuniteti mysliman (https://www.kmsh.al/qendrimi-i-komunitetit-mysliman-te-shqiperise-per-zgjedhjet-e-25-prillit-2021/  ) i kujton qytetarët se kjo periduhë është njëkohësisht dhe periudha e muajit të bekuar të Ramazanit e cila na shtyn edhe më shumë drejt vlerave humane dhe përgjegjësive qytetare.

IRI i bashkohet këtyre thirjeve të matura në traditën e neutralitetit politik por dhe kontributit pozitiv qytetar të komuniteve fetare në Shqipëri dhe ju bën thirje palëve përgjegjëse dhe qytetarëve të garantojnë që procesi zgjedhor të jetë i qete, i ndërshëm dhe korrekt.

Dr Arben Ramkaj, Drejtor Ekzekutiv i IRI, duke i përshkruar si thirje me shumë vend në këtë moment vë re se ato luajnë një rol luajal dhe konstruktiv për shoqërinë.

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *