IRI ne Komunitet
IRI në Komunitet
IRI angazhon një rrjet të gjerë partnerësh lokalë në Tiranë, Durrës, Korcë, Shkodër dhe Elbasan.
“Rinia, komunitetet fetare, media lokale dhe universitetet janë në fokusin e punës sonë.”
Në secilin prej këtyre rajoneve ne kemi tashmë iniciativa të ndërtuara në bashkëpunim me aktorët lokalë përmes një metodologjie me pjesmarrje aktive.
Projekte dhe aktivitete lokale
KORCE
Aktivitete:
– Vizita në muzetë e qytetit, objektet e kultit, qendrat kulturore, lagjet karakteristike të Korçës nga pikëpamja arkitektonike dhe urbanistike
– Seminar me te ftuar të rinj, kulturologë, studiues të historisë, fesë për të disktuar dhe prezantuar ndikimin që ka patur feja dhe vlerat fetare në ndërtimin, organizmin dhe zhvillimin arkitektonit të qytetit të Korçës.
Qellimi:
– Rritja e vetëdijësimit të të rinjve lidhur me rëndësinë
e vlerave kulturore në jetën tonë të përditshme.
– Njohja me trashëgiminë kulturore dhe fetare të
qytetit të Korçës.
BERAT
Aktivitete Cikël bisedash me grupe të rinjsh
1 Bisedë me grup të rinjsh në Urë Vajgurore me të cilët trajtohet tema e fatit të objekteve fetare gjatë regjimit komunist: prishja e tyre pas vitit 1967.
2 Bisedë me të rinj praktikantë të besimeve fetare për temën e objekteve fetare si më sipër
3 Bisedë me të rinj të qendrës Youth of Ura për klerikët e shquar të qarkut të Beratit Me dy shembuj (At Vangjel Xoxe dhe Vexhi Buharaja)
4 Shfaqje dokumentari
Qëllimi
Informim i dedikuar i grupeve rinore për një perceptim të drejtë të këtyre cështjeve
Krijimi e forcimi i një klime mirëkuptimi dhe tolerance mes tyre
Përpjekje për të hedhur dritë mbi dukuritë e ekstremizmit
Elbasan
Aktivitetet
1. Takime me krerët fetarë për të shpjeguar qëllimin dhe vizionin e këtij projekti dhe për të patur mbështetjen e tyre.
2. Identifikimi i grave klerike të komunitetet fetare në Shqiperi.
3. Krijimi i nje data base i grave klerike te pese komuniteteve fetare në Shqipëri.
4. Tryeza ndërfetare me gra klerike në Elbasan, ku do të diskutohet mbi sfidat, problemet dhe vështirësitë e grave klerike.
5. Ndarja e Vizionit mbi rolin e grave klerike tek komunitetet fetare në Shqipëri.
Rezultate
Nje rregjistër i krijuar me gratë klerike për herë të parë në Shqipëri
Gratë klerike do të ndërtojne nje platformë të rolit të gruas si pjesë integrale e IRI.
Shkodër
Aktivitetet
1. Seri bisedimesh / forumesh rinore: Organizuar me nxënës të shkollave të mesme të qytetit me disa ekspertë dhe edukatorë në temat: 1. Mësoni si të jeni tolerantë dhe si ta pranoni tjetrin, duke u nisur nga vetja jonë, në mënyrë që të prodhojmë një botë më tolerante, 2. Si të kapërcejmë sfidat e pranimit të të tjerëve që nuk ndajnë bindjet tuaja, 3. Kërkimi i nxënësve për të krijuar raste që sjellin mesazhe pozitive, 4. Kërkimi i ekspertëve me lidhje me Edukimin dhe Psikologjinë për të ndarë njohuritë e tyre në terren dhe për të ndihmuar në krijimin e rasteve që mund të edukoni më tej me këto cilësi pozitive.
2. Shfaqje finale nga grupi i ri, me titull ‘Promovimi i mesazheve pozitive mes njerëzve’.
Rezultatet
• Një rrjet nxënësish të rinj që do të kenë ndjeshmërinë e duhur për këtë çështje dhe do të shërbejnë si bërthama për aktivitete të tjera të ardhshme me karakter arsimor në qytet
• Rritja e ndërgjegjësimit midis komunitetit për harmoninë dhe tolerancën për një botë më të mirë
• Rritja e numrit të njerëzve me kulturë që promovon respekt dhe harmoni midis personave që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri
• Rritja e numrit të personave që kuptojnë se ka më shumë gjëra që bashkohen sesa ato që ndahen. Kjo e bën citin unik dhe një model të mirë për tu ndjekur
• Rritja e përfshirjes së brezit të ri dhe komunitetit në ruajtjen e një shoqërie tolerante
Durrës
Aktivitetet
1. Guide ne objekte fetare për rininë:
• Një udhëzues për të rinjtë në xhamitë dhe kishat e Durrësit, duke shpjeguar transformimin e tyre në periudha të ndryshme të jetës në qytet.
2. Takimi i të rinjve në Qendrën Multifunksionale të Rinisë në Durrës – Udhetim i Lire.
• Biseda e të rinjve mbi temën e figurave të shquara fetare për komunitetin me dy shembuj konkretë të myftiut Hafiz Mustafa Varoshi të Durrësit dhe At Zef Pllumbi.
• Hartimi dhe shtypja e një fletëpalosje me informacion dhe shpërndarja e tij tek të rinjtë.
3. Takimi online: Të rinjtë flasin për të ardhmen e bashkëjetesës fetare nga sytë e të rinjve. Vlera që duhet promovuar prej tyre?
Rezultatet
· Rritja e njohurive dhe informacionit të saktë mbi persekutimin e fesë gjatë komunizmit dhe pasojat që mund të ndihen sot
· Rritja e njohurive mbi trashëgiminë dhe vlerat e pasura kulturore dhe arkitektonike fetare në komunitetin e Durrësit.
· Angazhimi i shtuar i brezit të ri për përjetësimin e një klime harmonie.
Tiranë
Aktivitete:
– Prezantimi i IRI dhe misionit të saj tek të rinjtë gazetarë
– Zhvillimi i nje tryeze (nr.1) të përbashkët me të ftuar të rinj, student të gazetarisë dhe gazetar me përvojë për të diskutuar lidhur me rëndësinë e IRI, për të qenë pjesëmarrës në promovimin e vlerave të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri
– Zhvillimi i një tryeze (nr.2) për prezantim të idesë së zhvillimit të forumit të të rinjve gazetarë të Tiranës përsa i përket rolit që kanë studentët e gazetarisë, studentët e marrëdhënies ndërkombëtarë dhe studentët e historisë në prespektivë përsa i përket kulturës, traditës dhe fesë shqiptare
– Brainstorming lidhur me ide për median drejt qëllimit të zhvillimit të vlerave demokratike të respektimit të ndërsjellë të besimtarëve dhe jo-besimtarëve pavarësisht përkatësisë fetare duke nxitur motivimin dhe inkurajimin drejt trajtimit nëpërmjet medias së shkruar për temën
Rezultate:
– Një grup prej 10-15 të rinj që studiojnë gazetari do të informohen dhe do të angazhohen nëpërmjet ideve të tyre për harmonizimin ndërfetare duke përdor median
– Të rinjtë do të ndërgjegjësohen drejt parimeve etike dhe kujdesit që mund të kenë tema të caktuara gjatë realizimit të profesionit të tyre
– Angazhimi i shtuar i brezit të ri që studiojnë për gazetari për përjetësimin e një klime harmonie