Religjon – Inter Religious Institute

IRI Director, Dr Ramkaj appointed Europe Director for ICT
Dr Arben Ramkaj, founder and Executive Director of the Inter-religious Institute of Albania and Chairman of the Inter-religous Cooperation Center Elbasan, is appointed as a member of the General Secretariat of the International Committee for Tolerance and selected as Director of the Europe Office.

Harmonia fetare në kujtimet e fëmijërisë
Nga Alba Çela

Unë kam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë time në Berat, një qytet simbol për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare ku xhamitë, teqetë dhe kishat ndërthuren më  bukur se kudo tjetër.

Gjithçka që është e rëndësishme për harmoninë fetare në Shqipëri e kam mësuar që kur kam qenë fëmijë. Edhe pse më vonë kam shëtitur, studiuar dhe punuar në shumë vende rreth e qark globit, përsëri atë që ka më shumë vlerë e kuptim për këtë temë e kam përvetësuar në moshë të vogël. E rritur nga gjyshër myslimanë, praktikantë dhe tolerantë, kam agjëruar shpesh, kam lexuar së bashku me ta Kuranin, kam bërë vizita në xhami dhe kam biseduar për tema e kujtime nga gjyshërit e tyre hoxhallarë e shehë mistikë.

Ende e mbaj mend veten, të ulur mbi shilte në oborr, duke lexuar fragmente nga Kurani, gjyshen time e cila qepte e qëndiste këllëfë jastëkësh. Kujtoj me mall e kërshëri zgjimet tona të hershme ditën e Bajramit të Madh për të shkuar herët në xhami, kthimin teksa i uronim të gjithë, drekën në shtëpi.

Kujtoj sesa normale ishte për gjyshërit e mi, për gjyshen time bijë shehu, që i kishte martuar të tre vajzat e saj me dhëndurë jo myslimanë. I pari ishte babi im, një bektashi skraparlli, por që gjithsesi quhej brenda grupit, pasiqë bektashizmi konsiderohet mjaftueshëm pranë ose dhe brenda Islamit. Kjo vlen për vendin tonë se në interpretime të rrepta tjetërkund është një sekt heretik.

Tezet e mia ishin rast më radikal. E madhja ishte martuar me nipin e priftit. E dyta po ashtu në një familje të njohur ortodokse. Mendojeni vetë ‘herezinë’!

Sa gëzim na sillte ky diversitet brenda familjes sonë të madhe. Në çdo festë Krishtlindjesh apo Pashke, së bashku më vëllanë tim, mezi prisnim të shijonim mishin e qengjit te tezja e madhe.

Edhe sot kur kolegu im i zyrës sjell vezët e kuqe për vajzat e mia të vogla në ditën e Pashkës kujtoj sesi i ruaja këto vezë për t’i hedhur në lumin Osum, Ditën e  Ujit të Bekuar, në janar, ku djemtë e Beratit hidheshin në ujin e ftohtë të kapnin Kryqin. Hidhen dhe sot!

Teksa i vërtis në mendje këto kujtime të bukura, plot festa e hare, plot ngrohtësi, plot mirësi, plot tolerancë dhe respekt, plot qetësi e mirëkuptim, filloj e ndihem naive, si atëherë fëmijë. Më duket për disa momente sikur të gjitha këto probleme të mëdha globale me sfond apo keqpërdorim fetar, këto konflikte të ashpra e me vuajtje pa fund, do të zgjidheshin si me mrekulli nëse të gjithë do të kishin kujtime të bukura nga fëmijëria e tyre.

Në këto kujtime nuk ka vend për keqkuptime, për gjuhë të ashpër me urrejtje, për diferencim ‘ne dhe ata’! Aq më pak ka vend në to për egërsi e dhunë!

E shumta në to ka vend për ndonjë shaka a shpoti, për ndonjë ironi të vogël që i shton ngjyra por jo konflikt jetës në komunitet. Për shembull, kur në inat e sipër një beratas mund t’i quajë bashkëqytetarët e tij të krishterë ‘të dhënë pas lekut’, ndërkohë që gjysma e Shqipërisë thotë të njëjtën gjë për gjithë njerëzit nga Gjirokastra.

Kur më pyesin për rreziqet që i kanosen Shqipërisë nga ekstremizmi fetar, përgjigjem se mbrojtja jonë më e mirë janë këto kujtime. Për fat edhe sot shumica e fëmijëve shqiptarë rriten më këto eksperienca të bukura. Të rinjtë shqiptarë e vazhdojnë ritin e vizitave në vende të shenjta që nuk i përkasin besimit të tyre.[1]

Por ndoshta jo të gjithë fëmijët, jo të gjithë të rinjtë. Për disa mbase këto kujtime nuk janë. Në të ardhmen ritmi kaotik i jetës, i cili që tani ka filluar të na privojë nga shumë ndërveprime sociale, do t’i zvogëlojë edhe më shumë shanset që brezat e rinj të jetojnë çaste dhe të krijojnë kujtime të tilla. Dhe në mungesë të tyre, do të na duhet të përpiqemi më shumë t’ua mësojmë, në klasë a me libra, në evente të veçanta e diskutime të posaçme, këto vlera që tek unë u mbrujtën natyrshëm!

Nuk e di sesa funksionale do të jetë ajo mënyrë por di që duhet të bëjmë atë që mundemi. Sepse është receta jonë për paqen!

Gjysma e të rinjve të pyetur raportojnë se gjatë vitit 2014 [ashtu si në 2011] kanë vizituar një vend ose ndërtesë të shenjtë që i përket një feje/kulti të ndryshme nga feja e tyre”, Rinia Shqiptare 2015 – Friedrich Ebert Stiiftung, 2015, fq 20.

Komunitetet fetare në Shqipëri bëjnë thirje për qetësi dhe pjesmarrje aktive qytetare në procesin elektoral 2021
Kisha Katolike përmes një deklaratë të Konferencës e Ipeshkëve si dhe Komuniteti Mysliman shqiptar bënë thirje publike besimtarëve po dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë procesin zgjedhor duke e ndjekur atë me qetësi dhe maturi si dhe duke votuar në mënyrë të përgjegjshme. Udhëheqësit fetarë dhe klerikët bëjnë një thirje të fortë kundër shitblerjes së votës duke e dënuar këtë fenomen me ashpërsi.

Në deklaratën e Kishës Katolike (https://kishakatolikeshkoder.com/deklarate-e-konferences-ipeshkvore-te-shqiperise-per-zgjedhjet-e-25-prillit-2021/) përmendet dhe fenomeni i kandidatëve me të kalur pa integritet për të cilët kërkohet refuzim qytetar.

Ndërkohë që Komuniteti mysliman (https://www.kmsh.al/qendrimi-i-komunitetit-mysliman-te-shqiperise-per-zgjedhjet-e-25-prillit-2021/  ) i kujton qytetarët se kjo periduhë është njëkohësisht dhe periudha e muajit të bekuar të Ramazanit e cila na shtyn edhe më shumë drejt vlerave humane dhe përgjegjësive qytetare.

IRI i bashkohet këtyre thirjeve të matura në traditën e neutralitetit politik por dhe kontributit pozitiv qytetar të komuniteve fetare në Shqipëri dhe ju bën thirje palëve përgjegjëse dhe qytetarëve të garantojnë që procesi zgjedhor të jetë i qete, i ndërshëm dhe korrekt.

Dr Arben Ramkaj, Drejtor Ekzekutiv i IRI, duke i përshkruar si thirje me shumë vend në këtë moment vë re se ato luajnë një rol luajal dhe konstruktiv për shoqërinë.

Thirrje Vëllazerore e Kryesisë së QBNF Elbasan drejtuar liderëve të partive politike të Qarkut tonë
Fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushaten zgjedhore.

Si gjithe banoret edhe Komunitetet fetare në Qarkun e Elbasanit po jetojnë me atmosferen e fushatës zgjedhore të 25 Prillit qe sapo ka nisur këto ditë, dhe me keqardhje pamë se kjo fushatë u ballafaqua me incidente ndermjet dy forcave politike kryesore qe në hapat e para, e pikerisht ne nje dite te shenuar per Elbasanin, duke njollosur festen e Dites se Veres me akte dhune ndermjet simpatizanteve te tyre. E njejta skene eshte perseritur sot edhe ne Labinot. Kjo qasje konfliktuale e cila është larg frymës së qytetarisë elbasanase jo vetem nuk na nderon te gjitheve por edhe cenon qetesine dhe harmonine me te cilen shquhet qyteti yne.

Krerët fetare edhe me pare kane parashtruar se fryma e urrejtjes dhe mostolerancës është e dëmshme dhe na çojnë drejt konflikteve të hapura.

Edhe një herë drejtuesit e komuniteteve fetare të Q. B. N. F u bëjnë thirrje lidereve partive poliitike te tregohen të matur e të përmbajtur duke paraqitur me mençuri dhe urtësi opsionet dhe kandidatet e tyre tek banoret e Qarkut tonë, që në mënyrë te qetë e lirish të zgjedhin alternativën që është më afër kërkesave të tyre.

Ndaj u bëjmë thirrje lidereve te partive, kanditateve dhe simpatizanteve te tyre, te tregohen te matur e qytetarë në sjelljet e tyre!

Lutemi dhe mbetemi me shpresë
që zeri dhe shqetesimi yne do te gjeje mirekuptimin dhe mbeshtetjen e te gjitha palëve.